Sport

'Triathlon labeat'/ Gara me 3 sporte në Shirokë, garuesit: Ekpseriencë shumë e bukur! Organizatori: Qëllimi turizmi sportiv

29 Gusht 2021, 15:24| Përditesimi: 29 Gusht 2021, 16:31

  • Share

Në Shirokë të Shkodrës është zhvilluar këtë fundjavë ‘Triathlon labeat’, gara ku përfshihen tre sporte si çiklizmi, noti dhe vrapimi dhe ku morën pjesë sportistë nga vendet e rajonit dhe jo vetëm. Për secilën kategori u shpallën edhe fituesit, por aktivitete të tilla kanë për qëllim kryesor turzimin sportiv.


Albion Ymeri, garues: “Ne kemi ardh nga Prishtina falë federatës së ‘threaton’ që më ka sjellë këtu. Ndjehemi tepër mirë dhe kushtet janë mjaft të mira se rad ha pak shi e na freskoi.”


Liliana Idrizaj, garuese: “Ndihem shumë mirë, por nuk e prita që të fitoj kategorinë, përtej modestisë. Synim kisha të përfundoj garën. Ishte hera e parë në këtë displinë kështu që synimet ishin minimale. Pastaj në fund kur pata besim se mund t’ia dilja rikuperova dhe fitova. Ndihem mirë.”


Për kategorinë e të rinjve fitues u shpall një sportist me emrin shumë të veçantë, Lionel Messi, njëjtë si super futbollisti që luan me Paris SG.


Lionel Messi, garues: “Gara ishte shumë e bukur dhe më pëlqeu eksperienca e garës. Më pëlqen ta përjetoj këtë ekpseriencë.”
‘Triathlon labeat’ në Shirokë nisi jo me shumë entuziazëm, por sipas organizatorëve tani po tërheq vëmendjen edhe të sportistëve jashtë vendeve të rajonit.


Klint Hoti, organizator i garës: “Në 2012 filloi si diçka lokale dhe tani është shndërruar në rajonale, për të mos thënë edhe më shumë. Koncepti është që të kemi një turizim sportive, por edhe të japim një mesazh për stilin e jetës.”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?