Kronikë

Automjeti përplas çiklomotorin në Kukës, ndërron jetë në spital 51-vjeçari! Vihet në pranga drejtuesi 20-vjeçar (VIDEO)

21 Mars, 08:47| Përditesimi: 21 Mars, 09:29

  • Share

Një aksident me vdekje është shënuar mëngjesin e së premtes në rrugën e Prizrenit në Kukës, ku një automjet ka përplasur një çiklomotor.

Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi 51-vjeçar i çiklomotorit. Policia ka vënë në pranga drejtuesin 20-vjeçar të makinës.

"Aksidentoi me pasojë vdekjen, një 51-vjeçar, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti i këtij shtetasi.

Rreth orës 07:00, në rrugën e Prizrenit, shtetasi A. B., 20 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M., 51 vjeç, i cili ka humbur jetën, në spital.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kane arrestuar shtetasin A. B., drejtues i automjetit qe shkaktoi aksidentin.", njofton policia.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?