Trileçe
Përbërësit:
Për pandispanjën:
- 7 vezë (temperaturë ambienti)
- 7 lugë sheqer
- 10 lugë miell
- 1 lugë kafe sodë buke
- 1 bustinë vanilje
Për shurupin me qumësht:
- 600 ml qumësht
- 500 ml pana ëmbëlsire
- 400 gr qumësht të kondensuar
- 400 gr karamel
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim pandispanjën. Në një tas të madh rrahim vezët me mikser së bashku me sheqerin derisa të bëhet një krem i plotë dhe i dendur. Shtojmë sodën e bukës dhe vaniljen. Shtojmë miellin të situr pak nga pak, duke e përzier lehtë me spatul që masa të mos ulet. Lyejmë një tavë me vaj, shtrojmë letër furre në fund dhe hedhim masën e pandispanjës. E vendosim në furrë të parangrohur në 170 °C për 45 minuta. Përgatisim paraprakisht 400 gr karamel dhe shtrojmë një shtresë në fund të tavës ku do bëhet montimi i trileçes. Pasi pandispanja të jetë pjekur, e lëmë të ftohet pak, pastaj e kthejmë në anën tjetër mbi karamel. E shpojmë butësisht me pirun. Përziejmë tre llojet e qumështit dhe i hidhim ngadalë mbi pandispanjë sa është ende e vakët. E lëmë 10 minuta që të përthithet dhe më pas e vendosim në frigorifer për rreth 5 orë.
Këshilla nga Albana: Për një shije më intensive, mund të shtoni pak lëkurë portokalli të grirë në masën e pandispanjës ose një majë kripë në karamel.
Komente
