Kandidatët për kreun e BKH në testin e kaluar fizik

'Trilloni një ngjarje kriminale dhe tregoni nga do nisni hetimet'...kandidatët për kreun e BKH i nënshtrohen testit me shkrim

10 Shkurt 2020, 11:24| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 14:00

  • Share

TIRANË - 18 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit iu nënshtruan këtë të hënë testit me shkrim.

Burime të sigurta bëjnë me dije për Report TV se pjesë e këtij testi është krijimi i një eseje me fakte policore duke trilluar një ngjarje kriminale dhe pas te tregojnë se nga do ia nisin hetimit për të zbardhur ngjarjen. Më herët, ato iu nënshtruan testit fizik, ku përshkruan me vrap pistën për 2400 m, e ndërsa në ditët në vijim do t'i nënshtrohen makinës së vërtetës dhe më pas intervistave. Të gjitha fazat, do të kryhen nën mbikëqyrjen e ekspertëve amerikanë. Në garë janë 18 kandidatë të cilët do të përzgjidhen në bazë të pikëzimit.

Kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të përzgjidhet nga një komision i SPAK, në të cilin bëjnë pjesë kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Arben Kraja dhe dy prokurorët Behar Dibra si dhe Eneid Nakuçi. BKH do të jetë struktura mbështetëse hetimore për SPAK. Në përbërje të saj do të jenë edhe 60 hetues të cilët pas përzgjedhjes do të trajnohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sandri: 10/02/2020 19:44

    Se morem vesh ato testet fizike kush i kaloi

    Përgjigju
    • lexues: 11/02/2020 12:41

      cfare rendesie ka testi fizik? apo tipike shqiptare gjerat behen me muskuj!!! nuk duhet te kesh frike personin qe po zbaton ligjin por ligjin vete.

  • Kaso: 10/02/2020 18:03

    Pse te trillojne? Pak here kane marre rryshfet si polica qe jane? Hajde test hajde

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?