Reperi Unikatil, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka kushtuar dedikim të ndjerë të vëllait, që ndërroi jetë disa ditë më parë në Prishtinë.
Unikatil shprehet se vëllanë e donte më shumë se vetja dhe se e kishte edhe shokun më të ngushtë.
“Zemra ime u thye në miliarda copash”, shkruan ndër të tjera reperi i njohur.
Postimi i plotë i Unikkatilit:
My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun.
Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa !! Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit.
Komente
