‘Tripleta’ e 50 në karrierë, ‘heroi’ Messi nderon Barcelonën kundër Sevillia-s

24 Shkurt 2019, 10:16| Përditesimi: 24 Shkurt 2019, 10:21

  • Share

“Tripleta” e 50 në karrierë e Lionel Messi-t i ka dhënë fitoren e vyer Barcelonës në sfidën me Sevillia-n. Në “Ramon Sanchez Pizuan” katalanasit e panë veten dy herë në disavantazh, por në fund arritën të triumfonin me shifrat 2-4.

Ndeshja fillimisht u zhbllokua nga Navas për vendasit, por pas 4 minutash Messi iu përgjigj me një ekzekutim spektakolar duke rikthyer baraspeshën. Gjithsesi pjesa e parë do i takonte Sevillia-s pasi Mercado pak para fundit shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 67, Messi fillimisht i dërgoi shifrat në 2-2, ndërsa më pas “pleshti” arriti të shënonte golin e tretë personal dhe të tretin për Barcelonën duke përmbysur shifrat. Për të vulosur rezultatin Messi ishte sërish protagonist, por këtë herë me asisit pasi golin e realizoi Suarez.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?