George Russell

Tripletë britanike në krye, Russell në pole-position! Verstappen i katërti, zhgënjen Ferrari

6 Korrik, 17:55| Përditesimi: 6 Korrik, 18:03

  • Share

ANGLI - Provat zyrtare në Çmimin e Madh të Sylverstone në Angli panë pilotët vendas në krye. Pole për George Russell, ndërsa zhgënjen Verstappen dhe Ferrari.

Në pistën e shtëpisë, piloti i Mercedes siguroi kohën 1’25”819. Ky është “pole” i tretë në karrierën për Russell, që fitoi garën e fundit në Austri. Në vijën e parë të nisjes do të jetë edhe shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, i dyti në provat e sotme zyrtare.

Në vendin e tretë u klasifikua një tjetër britanik, Lando Norris me McLaren, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull (i katërti). Kampioni i botës në Formula 1 ishte gati katër të dhjetat më i avashtë.

Në vendin e pestë u rendit makina tjetër McLaren e Oscar Piastri, që la pas Nico Hulkenberg me Haas dhe Carlos Sainz me Ferrari (i shtati). Zhgënjen piloti nga Monaco, Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari, i 11-ti.

Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Lance Stroll, Alexander Albon e Fernando Alonso. Tjetër zhgënjim për meksikanin Sergio Perez me makinën tjetër Red Bull, që doli jashtë pistës dhe do ta nisë garën nga vendi i 19-të. Gara zhvillohet nesër (e diel) me fillim nga ora 16:00.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?