Rinovimet e Interit

'Tris' rinovimesh, Interi firmos me tre lojtarët

30 Dhjetor 2023, 21:49| Përditesimi: 30 Dhjetor 2023, 21:52

  • Share

Ditë zyrtarizimesh te Interi. Pas njoftimit në mëngjes për zgjatjen e kontratës së Federico Dimarco deri në vitin 2027, pasdite mbërritën edhe ato të Matteo Darmian dhe Henrikh Mkhitaryan.

Anësori i djathtë i zikaltërve zgjati kontratën me një vit me klubin (deri 2025), ndërsa për mesfushorin armen rinovimi është deri në qershor 2026, pra me një shtyrje dy vjeçare. Duhet thënë se në temën e rinovimeve, kapitulli tjetër ka të bëjë me kapitenin Lautaro Martinez (gjithçka është përcaktuar tashmë, njoftimi pritet në janar 2024).

Puna e Marottës dhe Ausilios, të plotfuqishmëve të merkatos së Interit, është fokusuar tashmë në operacionin Buchanan, përforcimi i parë për janarin dhe më pas në atë të Zielinski,  transferimi i ri falas i rezervuar për sezonin e ardhshëm.

Tregu i janarit nuk duhet të rezervojë asnjë operacion tjetër të ardhshëm, përveç një largimi të mundshëm të Sanchez, që do hapte ardhjen e një sulmuesi të ri.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?