Trishkat e Korçës, keku me sherbet i fëmijërisë nga zonja Albana
Përbërësit:
- 3 vezë
- 80 gr sheqer
- 80 gr gjalpë
- 1 fç kos
- 250 gr miell
- 1 lk sodë buke
- Lëkura e 1 limoni ose portokalli
- Bajame
Për sherbetin:
- 500 ml ujë
- 700 gr sheqer
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa të shkrijë. Më pas shtojmë gjalpin dhe vazhdojmë trazimin derisa masa të njëtrajtësohet. Shtojmë kosin, miellin ku kemi shtuar pak sodë buke, lekurën e grirë të portokallit ose limonit. E trazojmë mirë dhe e shtrojmë brumin e kekut në një tavë të lyer me gjalpë. Siper kekut vendosim bajamet dhe e lemë të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi sipërfaqja ka marrë ngjyrë të bukur e lemë të ftohet dhe ndërkohë përgatisim sherbetin. Pasi ëmbëlsira është ftohur e sherbetosim me shurupin e nxehtë.