Lorenzo Insigne dhe bashkëshortja Jenny Darone

Trishtim në familjen e Insigne-s, bashkëshortja humb fëmijën! Napoli dhe tifozët e ngushëllojnë

19 Shtator 2022, 11:03| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 11:04

  • Share

Një tragjedi ka ndodhur në familjen e sulmuesit italian Lorenzo Insigne, ish-kapitenit të Napolit dhe tani pjesë e Toronto-s.

Mediat në Itali shkruajnë se bashkëshortja e futbollistit ka humbur fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzanisë. Ishte vetë Insigne që pak kohë më parë festoi një gol, duke futur topin poshtë bluzës, një gjest që nënkupton pritjen e një fëmijë, i cili për Insigne-n ishte i treti.

Për këtë humbje të dhimbshme Insigne-s i është gjetur pranë edhe klubi i Napolit, që shpërndau një ngushëllim: “E dashur Jenny, i dashur Lorenzo, e gjithë familja e Napolit është pranë jush dhe u përqafon fort.” Sakaq më mijëra mesazhe mbështetëse erdhën edhe nga tifozët, të cilët thonë se nuk ka rëndësi bluza e ekipit që mban veshtur tani, pasi për ta do mbetet i paharrueshëm.

Kjo ishte edhe arsyeja përse Insigne mungoi në stërvitjen e fundit të Toronto-s, ndërsa edhe Mancini nuk e thirri në kombëtare për të respektuar dhimbjen e futbollistit.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?