Tritan Kalo dhe bashkëshortja e tij

Nuk fitoi dot betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta bashkëshortja e mjekut Tritan Kalo

1 Qershor, 10:47| Përditesimi: 1 Qershor, 10:52

  • Share

Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një ngjarje mjaft të trishtë për të dhe familjen e tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pas sëmundjes së rëndë.

“31.05.2024…..Ora 14:15 dhoma 517 North, në Patient Center Care of Royal Jubilee Hospital, Victoria, BC, Canada, pushoj së rrahuri zëmra e ROZETA KALOS….

E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona…..

Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….

Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo (Qirjako)…..

Midis dy fotove të para shtrihet një hark kohor prej rreth 39 vitesh (18.07.1985 dhe 31.05.2024), nga koha e njohjes dhe e fejesës sonë deri në largimin për në Amëshim, të gjysmës sime më të mirë Rozeta Kalo….

VITE JETE të mbushura plot gëzime, përpjekje dhe dëshira shpresësjedhëse për Familjen Kalo Jr…..

NË Elbasan ditën e dasmës dhëndri i këndon nuses: E para moj është nëna, e dyta moj më je ti, të dyja të mira jeni, gjithë bota ju kanë zili, shkruan Kalo në Facebook.

Ndërkohë që ka shtuar se bashkëshortja e tij ka humbur jetën në të njëjtën ditë dhe orë ashtu si nëna e tij.

 Mama e ka trajtuar Rozin si vajzën e vet, ndaj edhe Perëndija të dyjave u përzgjodhi të njëjtën ditë amëshimi më 31 Maj, dhe të njëjtën orë 14:15 në 13 vite distancë nga njëra tjetra më 2011 dhe më 2024”, thekson ai.

Xh.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 01/06/2024 12:19

    U preftë në paqe.Ti rrojnë fëmijët ,buri dhe gjith të dashurit e saj.U preftë në tokën NËNË.

    Përgjigju
  • Pet.: 01/06/2024 12:02

    Postim mjaft i ndjere, qe na kujton se sa e brishte eshte jeta dhe ajo qe mbetet ne fund nga ai rrugetim (kujtimet dhe respekti nga te dashurit). Ngushellime te sinqerta.Fare rastesisht ne kete moment po degjoj "Here without you" te 3 Doors Down.

    Përgjigju
  • Luani: 01/06/2024 11:47

    Nje goditje e rende per doktorin e njohur,vetmohues dhe patriot Tritan Kalo.ngushellime te perzemerta zotit Kalo dhe familjareve te tij!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?