Mjeket qe humben jeten nga COVID-19

Tritan Kalo publikon foton e mjekëve që u shuan nga COVID-19:  25 yje që do na mungojnë

13 Dhjetor 2020, 11:02| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 12:22

  • Share

Mjeku Tritan Kalo ka publikuar një mesash prekës lidhur me 25 mjekët që kanë humbur jetën nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë. Kalo ka publikuar foton e tyre duke i cilësuar si personat e vitit në Shqipëri, ndërsa shkruan se këto “25 yje që do t'i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve”.

Për të nderuar sakrificën e bluzave të bardha që humbën jetën, Kalo thotë se e vetmja mënyrë është që gjithsecili të ndërgjegjësohet dhe të respektojë masat anticovid.

“Kohë kovidiane…..homazh për mantelbardhët tanë të cilët humbën jetën e tyre në përballjen me sfidën e shekullit, Infeksionin e shkaktuar prej virusit jetëlëndues e jetëmarrës Sars-Cov2/Covid-19…..25 yje që do t'i mungojnë vargut të yjeve të mjekëve Shqiptarë, të cilët punuan e sakrifikuan një jetë të tërë për të mbrojtur dhe shpëtuar jetët e të tjerëve….Jam i nderuar dhe shumë krenar që pjesën më të madhe të tyre i kisha njohur personalisht…JU LUTEM që për të nderuar edhe me shumë emrin dhe punën e tyre, respektoni gjithçka për të ulur mundësinë e infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, për të ulur numurin e të prekurve prej kësaj “flame mbarëbotërore”….M.D.H. = Maska/Mbulimi i hundës dhe i gojës + Distancimi fizik kur dhe ku është e mundëshme + Higjena personale dhe e mjediseve kolektive, janë trinomi i masave që për momentin mbeten më të efektshmet në këtë përballje me “armikun e padukshëm”….U prehshi në Altarin e Pavdeksisë!!!!”, shkruan mjeku Kalo.

Gjatë ditës së sotme humbi jetën edhe  mjeku anestezist dhe njëherësh kryetari e shoqatës Anestezi/Terapi intensive, Mihal Kerci, i cili nuk e fitoi dot betejën e tij me koronavirusin.

Mjeket qe humben jeten nga COVID-19

Komento

Komente

  • Bleri: 13/12/2020 19:18

    Mjafton të shtrosh pyetjen pse u dëmtuan selitë e PS dhe jo të tjerat seli? Jo që më dhimbset PS, por nëse duan ndryshimin t'i turren e t'i shëmbin të gjithë selitë e politikbërësve tanë...dhe jo të prishin objektet private, apo objektet e qyteteve që janë në shërbim të njerëzve... janë totalisht me minorenë të nxitur keq... Jemi oër turp.

    Përgjigju
  • Fshati: 13/12/2020 11:35

    Doktor Kalo mos nxirre foto se ne 10 shqipetare 7 gezon qe kane ngordh keta shushunja.

    Përgjigju
    • Goni: 13/12/2020 20:16

      Refuzoj te pranoj qe egzistojne individ si puna jote o fshati. Te quaj qenie njerezore eshte e jashte mase e tepert te quaje kafshe ofendoj ato te shkreta kafshe (qenie te pafajshme), po te quaj bashkim qelizash tumorale qe vetem perhapen ne ato pese neurone qe mund te mbaje kafka jote e deformuar. Analfabet, neandertal qe popullon keto territore, e mbarse dhine per sot? Fucking idiot.

    • Katunaret: 13/12/2020 19:18

      Po pse mo plere fshati gëzoni ju qe vdesin mjekët. U zhdukshi è mos befshi kurrë hajer e vdekshi pa ndihmën e mjekëve o plere

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?