Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu përmes një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur Roland Bejkos, duke u shprehur për ish-kandidatin e PD-së për bashkinë e Tiranës në 14 maj, se “i ka nxjerrë mallin e Shaban Qoses, ose ndryshe Shaban Hundë derrit”.
Sipas tij Bejko i kujton këtë personazh pasi ky i fundit “të sulmonte, shante e bërtiste pikërisht kur nuk e ngacmoje”.
"Roland Bejko me nxorri «mallin» e Shaban Qoses, «Hunde derrit»!
Me paska permendur sot, duke me transformuar edhe emrin!
Me ate “ironi-humorin” e tij shume te «mprehte francez»….
Por qe si thone francezet, «duhet te te kilikose dikush qe te qeshesh»!
Sic duket e beri kete per te me kujtuar egzistencen e tij….
Prandaj ai me kujtoi nje personazh “historik” te rinise sone ne Tirane:
E therrisnin “Shaban Qosja, ose ndryshe Shaban Hunde derri”, per shkak te hundes se tij te madhe.
E ngacmonin ngacmimtaret, vecanerisht diku perballe MAPO te Rr. Dibres.
Ai per pasoje te shante, te ndiqte, bertiste…
Por qellonte qe ndonje dite e haronin, nuk e vinin re fare…
Dhe pikerisht kete nuk mund ta duronte, kjo ate e eksitonte me shume.
Varet si e perceptonte mendja e tij me probleme haresen!
Dhe me me shume vrull te «sulmonte», te shante, te bertiste, pikerisht kur nuk e ngacmoje.
Pikerisht se nuk e kishe ne vemendje, apo me keq e kishe harruar.
Dhe Bejko sot ekzaktesisht Shbanin e shkrete me kujtoi…
Me shqetesimin shperthyes te sotem, per harresen time ndaj tij!
Me beri realisht te qesh me kenaqesi, duke kujtuar ate personazh historik te Tiranes e rinise sone.
Te cilin per hir te vertetes, Bejko sado te perpiqet nuk do te mund ta arrije kurre", shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Roland Bejko: Dy fjalë shokut Tritan, servilit që leh si qen ndaj kujtdo që është armik i Saliut
G.MO/ReportTv.al