Tritan Shehu: Betejën e vulës e fituam, tani presion drejtësisë për të liruar Sali Berishën

11 Qershor, 18:54| Përditesimi: 11 Qershor, 20:35

  • Share

TIRANË- Kthimin e vulës së PD tek Sali Berisha, deputeti mbështetës i tij, Tritan Shehu e sheh thjesht formalizim, pasi sipas tij PD ka qenë gjithnjë grupi i ish-kryeministrit. I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Shehu tha se drejtësia e zvarriti këtë çështje në mënyrë arbitrare dhe se vendimi u dha vetëm pas qëndresës së tyre.

“Zyrtarizmi i një realiteti që ka ekzistuar, një realiteti të qartë se ku ndodhet PD. Kryetari i PD ka qenë dhe është Berisha. Një realitet që lidhet me ekzistencën, gjendjen e pozicionim e anëtarëve të PD, strukturave që s’kanë lëvizur asnjëherë. Kemi një zyrtarizmin formal nga një drejtësi që e zvarriti në mënyrë arbitrare. U zvarrit si pasojë të urdhrave të regjimit”, tha Shehu.

Sipas Shehut, regjimi i Ramës u detyrua të pranojë një të vërtetë.

“Kur rezistohet, qëndrohet, regjimi thyhet. Anëtarët e saj qëndruan dhe fituan mbi regjimin, i cili u përpoq me shumë metoda të zhbëjë një realitet, anëtarë e simpatizantë të PD. Sot regjimi u tund nga themelet dhe u detyrua të pranojë një të vërtetë”, tha Shehu.

Deputeti demokrat thotë se nuk ka pasur asnjë pazar për vulën.

“Jam deputet prej kohësh i PD, s’ka pas asnjë pazar. Ka pasur vetëm qëndresë”, tha Shehu.

Pas fitimit të vulës, Shehu tha se beteja tjetër është lirimi i Sali Berishës nga arresti shtëpiak. E sipas tij, kjo arrihet përmes presionit, duke thënë se vendimet e gjykatave do jenë në presion të lëvizjes popullore. Sipas tij, njerëzit duhet të motivohen për të kërkuar lirimin e Berishës.

“Burgosja politike e Berishës, element më i thellë i cenimit të demokracisë. Tani që u arrit formalizmi i të qenit PD, tashmë është momenti që të gjithë të konvertohemi tek “lironi Sali Berishën’.

Beteja finale është 2025. Që të arrihet fitorja bëtaja kryesore është ‘lironi Berishën’. Kush janë dy goditjet më të forta që mund t’i jepet një partie, nxjerrja jashtë ligjit, që e tentuan këtë gjë, donin të na nxirrnin jashtë ligjit, dështuan atje, tani ka ngelur burgosja e Berishës. (...) Presion. Përsëri do ketë vendime gjykate, do jenë në presion të lëvizjes popullore, njerëzit duhet të motivohen për të kërkuar lirimin e Sali Berishës nga burgu politik”, vijoi Shehu.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 11/06/2024 19:49

    Ky preshisti pa pije turpi deklaton tani duhet presion drejtesise per te liruar Saliun ! Doni demokraci ju me dhunen e militanteve.Nese drejtesia gjumjezohet prej presionebe ,atehere vetingu ka marre fund dhe vetgjygjsia ngelet si me pare

    Përgjigju
    • Turi: 12/06/2024 16:58

      @ Doktori i mungon prasi Tartanit prandaj eshte nervoz e perdridhet

    • Doktori: 12/06/2024 12:09

      Ç'ka që është kaq nervoz Tani?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?