Deputeti i Partisë Demokratike rikthen në vëmendje çështjen e marrëdhënieve me shtetin fqinj, Greqinë. Shehu thotë se Qeveria “Rama” po lë në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë, që siç thotë ai, është i pari dokument bilateral.
Shehu pretendon se po punohet fshehurazi që çështja detare me Greqinë të shkojë në Gjykatën Ndërkombëtare.
“Qëllimshëm, Qeveria shqiptare lë në harresë Traktatin e Miqësisë me Greqinë.
Ndërsa ky traktat, i firmosur më 1966-ën dhe i hyrë në fuqi më 1998-ën, skadon brenda këtij viti, ministria jonë e Jashtme vazhdon “gjumin” dhe nuk jep asnjë alternativë për më tej!
Në fakt edhe Qeveritë e mëparshme socialiste e kanë lënë në “harresë” për “xhelozi” a diçka tjetër këtë Traktat shumë të rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy vendeve tona e stabilitetin e Rajonit.
Një Traktat bazë ai, shumë i gjerë në mundësitë që krijon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme midis dy vendeve dhe krijimin e hapësirave të reja në këtë drejtim.
Gjykata rrëzon rekursin e Prokurorisë: Akuzat ndaj Organizatës Hakmarrja për Drejtësi, të ngritura politikisht
Në fakt është i pari dokument bilateral, ku pala greke ka pranuar qartë kufijtë ekzistues midis dy vendeve, sipas Aktit Final të Helsinkit dhe Kartës së Parisit, duke hequr dorë kështu nga Protokolli i Korfuzit e rivendikimet territoriale të tij.
Çuditërisht më tej ai protokoll i Korfuzit, i nulifikuar që nga Protokolli i Firences, u nxorr nga “harresa” si fantazëm prej Qeverisë “Rama” pak vite më parë, për qëllime të mbrapshta, së paku për demagogji.
Traktati i Miqësisë, ky dokument madhor, që duhet përdorur edhe si themel politik i zgjidhjes së çështjes së Marrëveshjes së hapësirave detare, kërkohet të shfuqizohet në harresë.
Ndërkaq në fshehtësi po “punohet” për çuarjen në Gjykatën Ndërkombëtare të zgjidhjes së çështjes detare, e krijuar artificialisht mbas rrëzimit prej Gjykatës Kushtetuese të asaj Marrëveshje të parë, racionale e të ekuilibruar ajo.
Ndërsa nuk po bëhet asnjë përpjekje për “rigjallërimin” e atij Traktati Miqësie, vlerave të tij, shumë të dobishme ato për sot e nesër…. Kjo Qeveri zgjoi Protokollin e Korfuzit…Të shohim çfarë tjetër “risie” nga errësira do të na sjellë kjo nesër”, shprehet në qëndrimin e tij deputeti demokrat Tritan Shehu.
Në ç ‘pikë janë sot bisedimet për çështjen e detit:
Shqipëria dhe Greqia kanë rikonfirmuar vullnetin për kërkimin e një kompromisi për referimin e çështjes së detit në Hagë. Në një konferencë të përbashkët ministrja e Jashtme Xhaçka dhe homologu i sajgrek më 21 dhjetor u shpreh se mes dy vendeve ka vullnet dhe mirëkuptim për ta trajtuar çështjen në instancat ndërkombëtare. Homologu i saj grek, duke komentuar referimin e çështjes së detit në Hagë u shpreh do shërbejë si një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
bjeri tare bjeri nje vrime se e ke ne terezi
PërgjigjuVetem Sali plakushi ka faj per Greqine
PërgjigjuPupupu na cmenden keto budallenjte me mashtrimet qe thone
PërgjigjuJane kompetenca te tjetrkujt ato ceshtje!Ju po dhunoni parlamentin qe eshte prone e jona e vertet dhe ju ngelen kufijt pa rregulluar.
PërgjigjuPo ik o Tritan se je bo bajat
PërgjigjuCjan kto injorant mo aman
Përgjigjusaliu ja ka fal teritorwt grekut jo rama
Përgjigjume jufit merruni me saliun ai ja dha
Përgjigjuo tareeeeee ku e ke mendjen ti o tareee
Përgjigju