Për Tritan Shehun, gjyqi ndaj Sali Berishës për aferën “Partizani”, është akti i fundit i një komploti dhe një ‘njollë turpi’ për ata që e kanë ndërmarrë.
Kreu politik i qarkut të Gjirokastrës për PD më 11 maj, ku siguroi vetëm veten si deputet i Parlamentit, me një postim në rrjetin social Facebook, e lidhi procesin ndaj kryetarit të tij, si një fazë finale e shumë proceseve të tjera të qeverisë ndaj Berishës, për ta kthyer partinë në një “filial të regjimit”.
E meqë dështoi ndaj kësaj nisme në disa akte, sipas Shehut, u luajt akti i fundit i komplotit me dosjen “Partizani”, e që shton se “do përfundojë në kosh”.
Sot ishte seanca e parë e dosjes "Partizani në GJKKO, e cila u shty pasi avokati i Berishës pretendoi se nuk ishte njoftuar, pasi fletë-thirrja për gjyq i kishte shkuar dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ky i fundit "nuk kishte pasur kohë" të mjaftueshme për ta njoftuar.
Postimi i Tritan Shehut:
“Një komplot në vazhdim që…
Mbasi dështoi me zhvillimet brenda PD. Mbasi PD, në sajë të Berishës, militanteve, anëtarëve që qëndruan të saj, nuk u kthye në një “filial” të regjimit.
Mbasi Berisha nga “lartësia” dërmoi izolimin. Mbasi u arrit të realizohet në kushte ekstreme një fushatë zgjedhore e gjerë, dinjitoze me Berishën në drejtim. Mbasi “non grata” e Berishës, si pjesë e atij komploti u qartësua krejt politike. Po çelët tashmë dhe akti i fundit i këtij komploti.
Një proces farsë, pa asnjë provë, krejt i montuar ndaj Berishës. Por që në fakt do përfundojë si një “colpo di grazia” për vete “reformën” dhe institucionet e drejtësisë! Një proces që do të kujtohet për zanafillën e tij si një njollë turpi për ata që po e iniciojnë.
Unë nuk e di si do të përfundojë formalisht ky proces në këtë “xhungël” të sistemit të drejtësisë, po besoj se akoma kanë mbetur profesionistë të lirë e me dinjitet në ato institucione.
Di se në të vërtetë do të përfundojë në “kosh”, si sipari i fundit i komplotit të dështuar ndaj PD, pluralizmit e demokracisë sonë”.
Postimi i Tritan Shehut në Facebook
Komente
