Tritan Shehu gjatë takimit në Përmet

Politikë

Tritan Shehu me fasonët në Përmet: Rrisim pagën minimale për punëtoret, lehtësojmë faturat e biznesit nga çmimet e larta dhe taksat

2 Prill 2021, 09:27| Përditesimi: 2 Prill 2021, 09:32

  • Share

 

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, zhvilloi sot një takim me bizneset prodhuese të konfeksioneve dhe paketimit në Përmet.

Gjatë bashkëbisedimit, Shehu u ndal te programi i PD-së për biznesi , ku shpreh se janë parashikuar një sërë politikash lehtësuese.

“Ulja e taksave do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht  në qytetet ku punësimi është një barrë e madhe sociale", tha Tritan Shehu.

Më tej ai tha se PD synon rritjen e pagës minimale në të paktën 36 mijë lekë për punëtorët, që do të shoqërohet, sipas Shehut, edhe me uljen e çmimit të naftës, energjisë elektrike e shumë taksave të tjera.

"Kjo pagë merr vlerë si për punëtorin, edhe për biznesin dhe nuk bëhet barrë, pasi qeveria e PD do ta shoqërojë rritjen e pagës minimale me politika të tjera lehtësuese për biznesin, uljen e çmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe të shumë taksave të tjera që u zënë frymën biznesit prodhues”, shtoi Shehu.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?