Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, tha se kemi një regjim politik që po tentohet që ti mbyllet goja opozitës. Shehu shtoi po ashtu se nuk mund të pretendosh në një vend të tillë të ketë drejtësi të pavarur.
‘Ky është një proces i montuar politikisht. Synon që të izolojë liderin e opozitës shqiptare. Ka një regjim që po përdor ato metoda që përdoren në Rusi kundër Navalnit. Sot kërkohen të izolohen liderët opozitarë tu mbyllet goja.
Mbrojta më e mirë është thënia e të vërtetës dhe përballja me regjimin. Demokracia vjen duke rrezuar regjimin,. Nuk mund të ketë në një vend që ka një regjim politik që sundon, nuk mund të pretendosh në një vend të tillë të ketë drejtësi të pavarur.
Këtu në vendin tonë ky regjim po kompleton kundër opozitës. Shkoni në parlament nuk respektohet Kushtetuta, nuk kalohen mocionet, caktohen përfaqësues të opozitës në kundërshtim me atë që kërkon opozita. Me këtë goditje politike aspak të bazuar ndaj Berishës.’- tha Shehu.
Lajmi kryesor:
Sulmet ndaj SPAK, Ndreca: Berisha po merr zvarrë një forcë politike si mburojë para drejtësisë! Avokat Hazizaj: Po nuk la mandatin, s'i mbyllet dosja
M.Q.//ReportTv.al