Deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka propozuar në Kuvend që opozita të bojkotojë Komisionet Parlamentare në rast se ato do të zhvillohen online. Vendimin për zhvillimin online të Komisioneve Parlamentare, Shehu e konsideroi 'grusht shteti brenda parlamentit për t'i mbyllur gojën deputetëve'.
"Kjo është çështje e seancës, e procedurës, e demokracisë, e lirisë, e shprehjes. Këtu kemi një tendence për grusht shteti brenda parlamentit, për t'i mbyllur gojën deputetëve. Komisionet janë bazë e diskutimeve. Kjo është të tallesh me parlamentin. Komisionet janë më shumë se sallë plenare, janë çështje të funksionimit normal të një shteti sovran. Vetëm për t'i mbyllur gojën deputetëve, kjo është shumë e rëndë e paimagjinueshme. Shqipëria është në gjendje epidemiologjike katastrofë dhe komisionet diskutojnë për masat që duhen marrë për këtë situatë. Kërkoni t'i mbyllni zërin komisioneve, kjo është çështje e dhunimit të drejtave të parlamentit dhe deputetëve. Apo hajde kot rrimë këtu, kot rrimë dhe atje. Ne të deklarojmë mos marrim pjesë në asnjë komision nëse do të bëhen online. Boll me lojëra", tha ai.
Lajmi kryesor:
Brenda një afati, asnjë deputet s’do të futet në Kuvend i pavaksinuar! Opozita kundër komisioneve online: Duan të na mbyllin gojën, PS: Mbledhjet më të rëndësishme do mbahen në salla
//ReportTv.al