Kronikë

Tritol lokalit në Tiranë më 25 mars/ Identifikohet e shpallet në kërkim 47-vjeçari, policia i gjen veshjet e përdorura ditën e ngjarjes dhe biçikletën me të cilën u largua (EMRI)

29 Mars, 13:52| Përditesimi: 29 Mars, 14:20

  • Share

TIRANË - Është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i vendosjes dhe shpërthimit të tritolit në ambientet e jashtme të lokalit në pronësi të Sotir Halilajt, në rrugën “Ramazan Gaxherri” , më 25 mars të këtij viti.

Ai është identifikuar si Renato Mneri, 47 vjeç, me precedent të theksuar kriminal të mëparshëm.

Policia njofton se ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale veshjet e përdorura nga autori i dyshuar ditën e ngjarjes si dhe biçikleta që 47-vjeçari përdori për tu larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.03.2025, në lokalin në posedim të S. H,  në rrugën “Mustafa Gaxheri”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes shtetasin R. M., 47 vjeç, banues në Tiranë”,-njofton policia.

Punohet intensivisht për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?