TIRANË- Prishja e pazarit për vendosjen e tritolit biznesmenit Gjon Mena në Kamëz ka ndihmuar hetuesit të zbardhin autorët dhe porositësin e këtij krimi. Deklarimet e vëllezërve Enver dhe Edmond Jakimi se Gjergi Cukali u kish premtuar atyre 30 mijë euro po u kishte dhënë vetëm 2 mijë ka ndihmuar hetuesit të sigurojnë prova për të arrestuar edhe Cukalin.
I njohur si i “forti” i Myslym Shyrit doli këtë të premte para gjykatës ku u njoh me akuzën dhe ndaj tij gjyqtari Sokol Tona me kërkesë të prokurorisë vendosi masën e arrestit në burg. Vetë Cukali dhe mbrojtja e mohuan versionin e dhënë nga 2 vëllezërit e arrestuar një javë më parë. Sipas hetimeve, ata rezultojnë se janë personat që kanë vendosur eksplozivin dhe pasi janë vënë përballë pamjeve filmike kanë pranuar përfshirjen në krim duke rrëfyer dhe porositësin.
Ndërsa prokuroria kërkoi të mbeten në fuqi masat e arrestit deri në përfundim të hetimeve.
Paraditen e 9 shkurtit në rrugën “Silvio Berluskoni” në Kamëz automjetit BMW të biznesmenit Mena iu vendos tritol i cili pas shpërthimit shkaktoi vetëm dëme materiale. Ende nuk është zbardhur motive i këtij krimi të porositur ndërsa pritet që vëllezërit e arrestuar dhe Cukali të ballafaqohen mes tyre në një tjetër seancë me kërkesë të prokurorisë.
Vëllezërit rezultojnë se nuk kanë precedent penal apo të jenë skeduar në krime, ndërsa Cukali rezulton se ka edhe dënime të dhëna nga drejtësia shqiptare. Pak kohë më parë, ai u arrestua për vrasjen e Arben Bilalit në zonën e Selitës ndërsa u lirua për mungesë provash me vendim të Gjykatës së Apelit.
Gjykata ka lënë në burg Gjergj Cukalin i cili akuzohet se ka porositur vënien e tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.
Gjergj Cukali ka dalë ditën e sotme para gjykatës. Ai pritet të njihet me masën e sigurisë, i arrestuar si porositësi i vënies së tritolit në makinën e biznesmenit Gjon Mena në Kamëz më 9 shkurt,
ej keni vene re edhe ju si puna ime qe ka shum biznesmena qe vriten e i behen atentate? shum llogari kane te hapur biznesmenat e kesaj kategorije. po ky i forti si shum esht hapur.vrasje dhunime droge e tani dhe paguan per bomba.kujdes o daku se ka shum te forte qe nuk bejne me hije mbi toke. por nga njera ane me mire qe keta lloj biznesmenash te vriten me njeri tjetrin e ishpresojme te Zoti qe mos te hyjne te pa fajshem ne mes
Përgjigjuka edhe nga ato biznesmen (ne pjesen me te madhe) qe jane viktima dhe kercenohen e shantazhohen per gjobevenie apo per ti marre pronen, nga bandite si puna e ketij qe e kane profesion mashtrimin dhe kercenimin
Pse vriten e priten e shiten njerezit ketu ne Albanistan... Koncepti cfare eshte e imja eshte e imja edhe cfare eshte e jotja e jotja... Golat tradhetite lakmite per para sjellin shitjen... Se di si shtyjne kaq gjate duke u marre me keto horrlluqe... gjej ne rruge te mbaruar edhe bej vrases profesioniste mbaj edhe ato dy cika lekë edhe ku mos te shesin... Miresevjen ne nje dite te zakonshme ne Albanistan.
Përgjigju