Ish-kandidati për deputet të pavarur në Dibër, minatori sindikalist, Elton Debreshi dyshohet ta ketë sajuar atentatin me tritol në makinën e tij, në bashkëpunim me të vëllanë, për të përfituar azil në Gjermani. Kjo është pista kryesore e prokurorisë së Dibrës, e cila ka kryer një përgjim ambiental të bisedës së dy vëllezërve, Eltonit dhe Alfredit, i cili tashmë është pas hekurave i dyshuar si autor i vendosjes së tritolit në makinën parkuar në oborrin e shtëpisë, që shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale.
Nga përgjimet rezulton se Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se më ke çuar më burg o plak”, “na q… nënën mor burrë”.
Po kështu gjatë bisedave ambientale të përgjuara, vëllezërit Debreshi flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet e Alfredit nuk përputhen me të Eltonit. Ata planifikojnë mënyrën se si duhet të deklarojnë më pas rreth ngjarjes. Shqetësim për ta bëhen disa biseda telefonike të fshira, të cilat sipas tyre mund t’i implikojnë e për pasojë do mbeteshin pa shkuar në Gjermani.
Gjatë marrjes në pyetje, Elton Debreshi ka deklaruar se atentati mund të ishte një formë presioni që të mos denonconte më problematikat në miniera. Në dëshmi, Debreshi ka përmenduar edhe Gjermaninë, por jo për azil, por një udhëtim me familjen, ku do i priste kushëriri që jeton atje, si dhe do të vizitonin familjarisht edhe Francën.
Gjithashtu Elton Debreshi ka deklaruar se edhe vëllai i tij kishte ndërmend të ikte në Gjermani tek kushëriri i tyre, pasi edhe ai ishte i papunë dhe jeton në kushte të vështira ekonomike.
Por Alfred Debreshi, banues në Dushaj, ka dhënë dy herë versione të ndryshme për ngjarjen përballë hetuesve.
Alfred Debreshi ka deklaruar se ditën e diel kishte në plan që të udhëtonte në Gjermani me shokët e tij, jo për të jetuar e kërkuar punë atje, siç deklaroi i vëllai, po për të qëndruar disa kohë tek kushëriri.
Nisur nga dëshmitë kontradiktore dhe përgjimi ambiental, prokuroria dyshon se kjo është një ngjarje e sajuar për të përfituar azil.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të 27 gushtit në fshatin Dushaj, ku iu vendos një sasi tritoli në pjesën e përparme automjetit "Mercedes Benz" në pronësi të Elton Debreshit.
O ju te Shqiperise kur te vjen puna te Leket ju nonen e juaj e shitni. VV vec M***N ja hani.
PërgjigjuE mori ne qaf arlind qorri me keto intrigat qe ia meson monika kryemadhi
PërgjigjuE paskan perpire telenovelen "babale" vellezrit Debreshi.Aferim u qofte.
PërgjigjuJepjani Bojken Abazit te VV se ai e zgjidh ceshtjen ne moment, pa bere investigim fare.
PërgjigjuKe te drejte Taulant! LVV + Bota Sot jane aleanca me e ndyre dhe e lig ne gjithe trevat shqiptare!