Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi me tritol

Tritoli në shtëpinë e doganieres së Shkodrës, zbardhet dëshmia e gruas dhe të birit

26 Mars, 10:51| Përditesimi: 26 Maj, 22:57

  • Share

Policia e Shkodrës, vijon hetimet për shkakun e tritolit ndaj banesës së 62 vjeçares Frida Sala punonjëse e doganës i vendosur një ditë më parë në Shkodër.

Një ditë më parë, Frida Sala dhe djali i saj Dori Sala janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Shkodrës ku kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

“E vetmja punë që bëj është ajo në një kompani internet dhe nuk kam lidhje me asgjë tjetër. Nuk e di kush mund të jenë autorët pasi nuk kam asnjë konflikt”- mësohet të ketë thënë djali i 62 vjeçares në policinë e Shkodrës.

Ngjarja  ndodhi dje në lagjen “Tom Kola", rreth orës 03:40. Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht  pati vetëm  dëme materiale.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?