Kronikë

Tritoli në servisin në Fushë-Krujë, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin (EMRI+VIDEO)

2 Tetor, 10:42| Përditesimi: 2 Tetor, 12:36

  • Share

Katër ditë pas shpërthimit me lëndë plasëse në derën hyrëse të një servisi makinash në fshatin Luz të Fushë-Krujës, policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin.

Në kërkim është shpallur Ervin Shera 34 vjeç, si dhe është sekuestruar motori që ai ka përdorur në ngjarje së bashku me celularin.

Servisi në fjalë është në pronësi të Alfred Gurrës, i cili pasi ka konstatuar dëmtimin në qepenin e servisit, ka shkuar në polici ku ka depozituar dhe kallëzim penal. Jashtë kamerave, Gurra deklaroi se nuk ka konflikte me njeri.

“Krujë/Vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë së vënies së lëndës plasëse në një servis automjetesh, në fshatin Luz, 4 ditë më parë.   

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se ka vënë lëndën plasëse në qepenin e servisit të automjeteve.

Sekuestrohen motomjeti që dyshohet se ka përdorur 34-vjeçari në këtë ngjarje dhe celulari i tij.    

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit A. G., në fshatin Luz, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë mundësuan identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit:

-E. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 28.09.2025, ka vënë lëndë plasëse në qepenin e servisit të automjeteve të shtetasit A. G. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Vijojnë hetimet për përcaktimin e motivit të ngjarjes.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

K.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?