Xhelal Mziu dhe vila e tij

Kronikë

Tritoli në vilën e Xhelal Mziut/ Kamerat fiksuan autorin, me kapuç dhe biçikletë! Humb gjurmët te Universiteti Bujqësor

20 Shtator, 10:37| Përditesimi: 20 Shtator, 11:16

  • Share

TIRANË- Një person me kapuç dhe me biçikletë është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hedh sasinë e tritolit në vilën e deputetit demokrat, Xhelal Mziu. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se kamerat e sigurisë pranë vilës së Mziut e kanë fiksuar autorin i cili vjen me një biçikletë. Ai ndalon para vilës së deputetit Mziu dhe vendos në pjesën e murit rrethues sasinë e vogël të tritolit. Më pas menjëherë largohet me biçikletë.

Në pamje ai duket se ka vepruar i vetëm. Kamerat e kanë fiksuar deri në afërsi të Universitetit Bujqësor dhe më pas i humbasin gjurmët. Në pamjet e kamerave të sigurisë dallohet se autori ishte i veshur me rroba të errëta dhe me kapuç.

Për ngjarjen, deputeti i Sali Berishës është pyetur sërish nga grupi hetimor, por ai i ka qëndruar së njëjtës dëshmi, duke thënë se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Shpërthimi me tritol ndodhi rreth orës 01:00 të 19 shtatorit, duke lënë pas vetëm dëme materiale. Vila 2 katëshe ku banon deputeti i Sali Berishës, është e rrethuar me mur dhe kangjella, territor brenda të cilit ndodhen edhe disa vila të vëllezërve e familjarëve të tij.

Vala goditëse e shpërthimit dëmtoi një prej dritareve të vilës, xhami i së cilës u plasarit.

Pas ngjarjes, Mziu e Sali Berisha dolën në një konferencë për shtyp, ku akuzuan se ngjarja ka prapavijë politike.

Mziu doli deputet nga 11 maji pasi ishte pjesë e listës së sigurt në qarkun Dibër. Gjatë fushatës, ai u përfshi në një incident, ku një zyrtar në Bulqizë e denoncoi në polici për dhunë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Goni: 20/09/2025 10:52

    Shi ca shpie ka! Ku i gjeti leket per ta bere eshte pyetja?! Alo, SPAk aty je?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?