Xhisiela Maloku pranë banesës ku iu vendos eksploziv

Kronikë
Top 24

Eksplozivi në banesë, policia merr në mbrojtje Xhisiela Malokun

8 Tetor 2018, 16:29| Përditesimi: 8 Tetor 2018, 16:36

  • Share

Pas eksplozivit në banesë sot në orët e para të mëngjesit, policia ka marrë në mbrojtje familjen e Xhisiela Malokut. Ish e dashura e Rexhep Rrajës, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja, që u denoncua për ushtrim dhune nga e reja, tha më herët se ndjehej e kërcënuar. 

Xhisiela Maloku nga ana tjetër akuzoi opozitën se fshihet pas sulmit me eksploziv te shtëpia e gjyshit të saj mëngjesin e kësaj të hëne. 

Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Por s'do largohem nga Shqipëria.

Xhisiela Maloku

Më tej, Xhisiela është shprehur se asnjëherë nuk është ndjerë e kërcënuar nga Rexhepi apo dhe nga familja e tij, madje në momentin e shpërthimit të eksplozivit personi i parë që ajo ka telefonuar është kushëriri i ish-partnerit të saj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?