Tritoli që vrau Erion Rexhepin në Cërrik ishte për të ekzekutuar Mikel Harizajn, makinës tip 'Mazda' që u hodh në erë në Tiranë iu vendos eksploziv dy herë

10 Janar 2022, 16:10| Përditesimi: 11 Janar 2022, 07:18

  • Share

Eksplozivi që shpërtheu në Unazë më 7 janar në një makinë Mazda i orientoi hetuesit të zbulojnë vdekjen misterioze të 27-vjeçarit Erion Rexhepi në Cërrik më 30 dhjetor.  Burime nga organi i akuzës thonë për Report Tv se të dyja episodet kishin në shënjestër vrasjen e biznesmenit vlonjat Mikel Harizaj

Ai mbeti i plagosur nga shpërthimi i tritolit në makinën Mazda ku vetë ai ishte shofer ndërsa pasagjeri, që gjithashtu mbeti i plagosur ishte kamerieri i lokalit të tij Serin Duni, të cilin po e çonte në shtëpi në oën 02:00 të mëngjesit të datës 7 Janar.

Hetuesit zbuluan se e njëjta makinë Mazda ngjyrë blu, më 30 janar 2021 kishte kaluar në lagjen “Kantier” në Cërrik, dhe vetëm pas 2 minutash një 27-vjeçar u raportua i vdekur nga shpërthimi në dorë i një lënde plasëse. Hetuesit dyshojnë se atentatorët kishin vënë tritol në makinë, për të vrarë Mikel Harizajn, por atë ditë makinën e ka përdorur vjehrri i tij.

Burimet thonë se pikërisht në Cërrik kur makina ka ulur shpejtësinë, ka rënë prej saj lënda plasëse që nga kureshtja e mori në duar fatkeqit Erion Rexhepi, anëtar i komunitetit rome. Vjehrri i Mikel Harizajt ka vijuar udhëtimin i qetë në drejtim të Tiranës, pa e kuptuar se në automjet kishte pasur të vendosur eksploziv. 

Autorët ishin të vetmit që e dinin se çfarë i ndodhi Erion Rexhepit mesditën e 30 dhjetorit! Vrasësit e dinin se i riu nga Cërriku mund të ishte vrarë si pasojë e tritolit të rënë nga makina 'Mazda' ku ato e kishin montuar dhe për këtë arsye ato e kanë rivendosur sërish sasinë e eksplozivit në makinën e Mikel Harizajt.

Vetëm 1 javë pas dështimit të këtij atentati, autorët tentuan të vrasin Harizajn duke i vënë tritol në të njëjtën makinë që ishte në pronësi të vjehrrit të tij. Atentatorët kanë pritur momentin që në timon të ishte vetë biznesmeni vlonjat, pa menduar për personat që mund të ishin pasagjerë, si kamerieri Duni, gjithashtu viktimë fatkeqe e një atentati të mirëorganizuar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjynah: 10/01/2022 17:39

    Ky mikeli mos esht me klanin duka??

    Përgjigju
    • Labi: 10/01/2022 18:17

      Nga mbiemri ngjan sikur ka te bej me "faqe djegurin" edison harizaj. Mund te ket lidhje me ate familje

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?