Avokati mbrojtës i Arlen Hasanaj, Ilia Ilia akuzoi prokurorinë se dha një vendim abuziv duke mbajtur në burg 34-vjeçarin në një kohë kur kamera të ndryshme filmike të bizneseve në rrugë vërtetojnë të gjithë itinerarin dhe lëvizjet e Hasanjat gjatë çdo minute. Avokati shprehet se është e filmuar nga kamerat e bizneseve që në momentin e shpërthimit 22.03 te shtëpia e Dukës, Hasanaj ka qenë duke parkuar në shtëpinë e tij dhe se nuk mund të ishte njëkohësish në të dyja vendet. Avokati shprehet se prokuroria po aludon në mënyrë të kotë se Hasanaj mund ta ketë kryer në bashkëpunim dhe se nuk paraqet asnjë provë për këtë.
"Gjykata vendosi arrest me burg. në paraqitëm të gjitha provat e marra në mënyrë individuale që përputhen me ato të prokurorisë. Që nga momenti i filmimit kur paguan faturën në qendren tregtare në 21.38 minuta, rruga e ndjekur deri në hyrje të Durrësit 22.00 ka qenë te ura e dajlanit, 22.02 hynë në rotondon kryesore të qytetit të Durrësit. 22.03 parkon te shtëpia e vetë, ndërkohë që në këtë orë është ndezur fitili te shtëpia e Dukës. Vetëm Batman e realizon këtë. Por ja që gjykata dha një vendim jo ligjor të radhës që po ndodh në vijimësi. Si duket ka interesa që dalin përtej interesave ligjorë. Ne kemi prova shkencore që provojnë alibinë, prokuroria hedh idenë se mund të ketë qenë në bashkëpunim dhe nuk sjellë asnjë provë, ka interes që të ketë një person që po ndiqet formalisht për këtë çështje. Do ndjekim rrugën ligjore të ankimit", tha Avokati.
Lajmi kryesor:
Tritoli në shtëpinë e Dukës, burg për Arlen Hasanaj! Avokati: Filmimet treguan se s'ishte autori, por prokurorisë i duhet dikush në burg! Prokuroria: Prova, plaga në dorën e 34-vjeçarit nga baruti
//ReportTv.al