Alda Nikolli

'Tritolin e vuri Nuredin Dumani', flet Alda Nikolli: Kisha lidhje me të! Kemi folur 24/24 me kamera nga burgu! Më përdori! I vuri gjobë 400 mijë euro Amarildos, do t’i vinte dhe Dakut

17 Korrik, 21:42| Përditesimi: 18 Korrik, 00:19

  • Share

Shpërthimi në derën e motrave Nikolli në Elbasan ku u lëndua një 29-vjeçar dhe u shkatërruan disa apartamente është një krim ende pa autor.

Por, Alda Nikolli është e bindur se pas këtij krimi fshihet Nuredin Dumani. Në një intervistë ajo tregon se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

Alda Nikolli: Neve na vendosën një tritol në shtëpi, kjo erdhi si pasojë e një videoje, mendoj dhe dyshoj unë. Gjithashtu edhe një kërcënim që ne kemi marrë dy ditë përpara shpërthimit. Unë nuk di të kem pasur ndonjëherë probleme me njeri.

Edhe nga ju është verifikuar që unë nuk kam pasur probleme. I vetmi kërcënim që unë kam marrë është i Nuredin Dumanit.

Pyetje: Si e njohët Nuredin Dumanin?

Alda Nikolli: Nuredin Dumanin unë e kam njohur nëpërmjet Amarildo Xhanej, kunatit tim, dhe ndodhet aktualisht në burgun 313.

Ndodhen në një godinë.  Mendova që donte të njiheshim, por paska pasur qëllim të na përdorë si mua dhe motrën time Xhovanën.

Unë nuk e dija që Nuredini kishte të dashur jashtë. Mirjetën. E cila më kërcënoi, më tha më fakto që flet me Nuredinin. Kur ja faktova me një voice, 5 minuta më vonë Nuredini më mori në telefon dhe më kërcënoi. Më pas bllokoi adresat, më la të qetë dy ditë e pastaj veproi”.

Për Top Channel ajo tregon se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (Xhanej) Nikollit nga të dhënat që merrte nga kunata e tij pasi kjo e fundit iu drejtua SPAK duke treguar komunikimet me të, ai veproi hapur në burg.

“Më ka kërcënuar me Amarildon, e ka rrahur dy herë në burg brenda 1 jave e gjysmë”, shprehet ajo.

Sipas Alda Nikollit, Nuredin Dumanin nuk e pengojnë muret e qelisë për të vijuar aktivitetin kriminal.

“Nuredin Dumani kështu jeton duke i vënë gjoba njerëzve, se nuk është se ka lekë. 

Pyetje: Cfarë di ti për këtë gjobëvënie, vijon aktivitetin edhe në burg?
Alda Nikolli: Patjetër që po. Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion. Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit  por për fat të keq u kap dje dhe nuk arrin dot tia vërë. Ai kishte kompjuter (laptop). Cdo gjë kishte. Ishte dhomë. Jo burg por si hotel, kishte televizor, thika, kondicioner. Unë s'kam kondicioner në shtëpi, Nuredini ka" 

Pyetje: Cfarë të tregonte?
Alda Nikolli: Më tregonte për vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësi të madhe.  Tregonte për gocën që kishte përdhunuar dhe ishte hedhur para makinës dhe ka vdekur. E shumë gjëra të tjera,   

Ajo ka treguar se ka folur me 'skype' nga burgu me Nuredin Dumanin.

'Jemi njoftuar nëpërmjet skype-it, kemi lidhur kontaktet e kemi vazhduar të flasim. Kemi folur 24/24. I lejohej atij. Nuredini është drejtor i burgut, jo i burgosur, se di kush e thotë. Mendova që donte të njihej, por paska pasur qëllim për të më përdorur, si mua dhe si motrën time Xhovanën. Atëherë qëllimi i Dumanit ishte që t’i hiqte statusin Amarildos, të pushonte nga puna prokuroren edhe të lante haqet me hasmin nëpërmjet meje.'- tha ajo.

Pyetje: Po pse thua që ai është i interesuar për t’i hequr statusin e kunatit tënd? Ku e kuptove ti këtë gjë?

Alda Nikolli: Unë e kuptova sepse ma ka shprehur, ka deklaruar, më ka thënë që atë e ka futur aty Emiljano Shullazi, nuk e meriton të jetë aty, duhet ta heqi, motrën tënde do ta vrasin, këto kanë qenë fjalët e atij.

Për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar në SPAK dhe në Policinë e Elbasanit, nuk ka shans të bëj një denoncim ndaj Nuredin Dumanit.  Në SPAK më thanë ka dashur të të trembë jo të të vrasë, se di mbase këtë radhë edhe e arrin”, tha ajo./Top Channel

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fadili: 18/07/2024 02:51

    Lum si nena qe te ka!

    Përgjigju
  • Tirona: 18/07/2024 00:08

    Kjo më shumë duket si naj inskenim për tmor naj azil e me ja hudh jetës se sa presione nga burgu.Ti spaske as naj surrat tbukur mi goc plus që je ene me fmi.Mbase ke fol ntel por kjo kategori o "zemra" ti presin thithkat.Nuk ka ngel ai me të përdor ty e motrrën tek ai tjetrri.Miku i zgjidh hallet kollaj ti shkul puplat si jasht e mren burgut.Kasap me kohë të plotë

    Përgjigju
    • Beni: 18/07/2024 00:48

      Po ti qeke pall o i shkrete ajo po thote ja ujku ti thu ku jane gjurmet ene shko meso me shkrujt jo me rrejt edhe me bo tymusin palle

  • Reci: 17/07/2024 23:11

    Dava kurvash e spiunash

    Përgjigju
    • Elsuida: 18/07/2024 22:34

      Ato jane vajzat me trime

  • 313: 17/07/2024 22:46

    Hahaha kur ben si e ndershme dmth aty mi kput telat e kitares fare. Dmth nga 1 milion burra shqiptare te nuredini vajte me u fal a nuk gjete nai cun babi? Apo ju vajzat e mbara ju pelqen adrenalina. Ik te shullazi njehere se ndoshta te trajton me mire

    Përgjigju
    • Ceni: 18/07/2024 00:51

      Ene ti palle qeke po ke cunat e mbarum ka shku jo ke ndonje i mencem ato po kalben mrena dhe po ja fusin njoni tjetrit a se kupto ti a gamor

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?