Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është entuziast për kalimin e të tijve në gjysmëfinalen e Champions League. Fitorja 1-4 në ndeshjen e kthimit i riktheu sërish në këtë fazë parisienët pas tre vitesh.
“Arritje madhështore. E prisnim prej kohësh këtë moment. Jemi një klub i madh dhe duam të mbërrijmë sa më larg të jetë e mundur. Zhvilluam një ndeshje të mrekullueshme përballë Barcelonës. Kam kritikuar shumë skuadrën, por gjithashtu kisha shumë besim dhe e dija që ishim gati për një mbrëmje të tillë”, u shpreh kreu i kampionëve të Francës.
Në fazën e radhës PSG gjen sërish Dortmundin dhe shanset janë reale që pas dy ndeshjeve të jenë në finalen e Champions League, duke kërkuar më pas surprziën e madhe.