Nelson Hysa

Triumfi në Gjermani, Nelson Hysa kalon Florian Markun me fitore dhe merr titullin WBFI

19 Dhjetor 2023, 20:16| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 20:15

  • Share

Nelson Hysës iu deshën vetëm 57 sekonda për të hedhur në tapet me "K.O" rivalin venezuelian, Luis Jose Marin Garcia. Boksieri shkodran me suksesin në Gjermani siguroi edhe titullin WBF Interkontinental për peshat e rënda.

Suksesi ka shtuar "oreksin" e 39-vjeçarit që synon ta mbyllë vitin sa më lart në listën e përgjithshme në peshat e rënda të boksit. Edhe pse karrierën në boksin profesionist e nisi vetëm dy vite më parë, Hysa ka qenë pjesë e boksit olimpik.

14 fitore, mes të cilave 12 me "K.O", këto janë shifrat e shkodranit që ka kaluar edhe Florian Markun me fitore. Kampioni tjetër shqiptar që garon në peshat më të ulëta ka 13 fitore dhe një barazim.

Veç Hysës, në Gjermani siguruan fitore edhe boksierët e tjerë shqiptarë. Titullin WBFI në kategoritë e tyre e fituan dhe Arjon Kajoshi dhe Geljan Rajku, të cilët triumfuan me pikë. Fitore shënuan gjithashtu edhe Alban Bërmeta, Senad Drini, Lulzim Ismaili dhe Rexhildo Zeneli. Barazim në ndeshjen e saj të parë si profesioniste për Elsidita Selajn kundër gjermanes Naomi Mannes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?