Inter dhe Milan diskutojnë të hënën në orën 20:00 trofeun e Superkupës së Italisë, finale e cila luhet në Riad të Arabisë Saudite.
Për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, ndeshja do të jetë një shans i artë për të treguar se cila prej dy skuadrave është me të vërtetë më e mira. Sipas Simone tij finalja e Superkupës së Italisë përballë Milanit do të jetë një shans i artë për të tijtë që të tregojnë se derbi i fundit i humbur ishte një rastësi.
Sa i përket formacionit, tekniku ziklatër tha se nuk do të rrezikojë Marcus Thurami dhe se do të vendosë për aktivizimin e francezit vetëm nëse ai do të jetë në 100%.
“Nuk do të rrezikojmë me Thuram, sepse kemi gjashtë ndeshje në 18 ditë dhe është i rëndësishëm. Milani është një kundërshtar që të krijon vështirësi dhe duhet të jemi të kujdesshëm në menaxhimin e topit.
Përplasja me Conceiçaon në të kaluarën? Nuk ndodhi asgjë. Ishte tensioni i një ndeshje në Champions League. Unë kam ndarë dhomat e zhveshjes me të për shumë vite. E njohim mirë si trajner. I bën ekipet të luajnë në mënyrë të organizuar. Në pjesën e dytë ndaj Juventusit zhvilluan ndeshje të shkëlqyer dhe e merituan fitoren.
Derbi është një ndeshje e veçantë dhe emocionuese. Synojmë trofeun e parë për këtë vit. Është derbi i 13-të për mua që kur kam ardhur në Milano. Kemi kujtime të mira nga e kaluara, si nga gjysmëfinalja e Champions League dhe fitimi i titullit sezonin e kaluar.
Do përpiqemi të mos bëjmë gabimet e derbit të fundit, që në kushtoi humbjen e merituar. Milani ka ndryshuar stafin teknik, por lojtarët janë të njëjtët”, u shpreh Inzaghi.