Korça u shndërrua këtë fundjavë në epiqendrën e festimeve me festivalin e dritave për te mirëpritur festat e fundvitit.
Në një numërim mbrapsht nga kori i babagjyshave të vegjël dhe pjesëmarrësve të shumtë në numër u ndezën njëkohësisht të gjitha dritat e qytetit për t’i dhënë Korçës një atmosfere magjike në muajin më të bukur të vitit.
Në pedonalen e qytetit mijëra qytetarë festuan bashkë çeljen e festave që do të kulmojë me natën e ndërrimit të viteve, ku padyshim Korça do të jetë e tejmbushur nga vizitorët.
Fluksi i madh i turistëve u ndje që këtë fundjave të cilët kishin rezervuar për të marrë pjesë në festivalin e dritave.
Entuziastë kanë qenë edhe vogëlushët të cilëve iu janë dedikuar në Korçë kënde lojërash gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërsa për turistët që kishin marrë rrugën për në Korçë, kjo atmosfere magjike nuk i kishte zhgënjyer.
"Shumë e gëzuar. Në Korçë gjithmonë kështu bëhet. Jemi shumë të gëzuar.
Shumë e bukur atmosfera. Viti i parë që pas 23 vitesh e festojmë këtu. Kemi qenë në Greqi. E shkëlqyer, vend përrallor. Shumë bukur.
Mrekulli, një atmosferë përrallore.
Ka shumë turistë, shumë të huaj që kanë ardhur këtë periudhë", thotë vizitorët.
Me një kalendar të pasur aktivitetesh përgjatë gjithë muajit edhe këtë vit Korça padyshim do të jetë kryeqendra e festimeve.
Komente
