Për herë të parë gazetarja sportive Qeqa Krelani ka rrëfyer për publikun një histori të trishtë. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘N’kohë’ me gazetarin Ermal Qori, Krelani ngjarjen e pazakontë të ndodhur në Gjakovë teksa së bashku me motrën e saj, këngëtaren Flaka Krelani kishin gjetur në mbeturina një foshnje të sapolindur.
“Po e them për herë të parë, është prekëse unë së bashku me Flakën kemi gjetur në mbeturina në Gjakovë një bebe të sapolindur. E kemi marrë, dhe se di si ka shpëtuar, krimbat nëpër gojë, e dërguam në spital. E kujtojmë shpesh, se di a ka mundur të shpëtojë, është diçka që ka ndodhur përpara luftës edhe nuk e harroj kurrë, nuk po e gjej dot se kush është ai fëmijë, s’kam mundur të gjej kontakte”- tha gazetarja.
Në ambjentet e stadiumit “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, teksa intervistohej për emisionin ‘N’kohë’, gazetarja ka zbuluar një sekret të vjetër dashurie.
Qori: Duke qenë e anagzhuar gjithmonë me futbollin, a të ka dashuruar fort ndonjë futbollist?
Krelani: Çfarë pyetje…Po ka qenë dikush që më ka dashuruar shumë, aq shumë sa që … nuk di çka me thënë, u skuqa. Nuk tregoj se cilës skuadre futbolli i përkiste, s'po të tregoj shumë. Më është dashur shumë mirëpo është një histori që është mbyllur sepse nuk mjafton vetëm dashuria për të qenë bashkë, është një histori që nuk është bërë asnjëherë publike.
Për Qeqën, edhe sot, marrëdhënien më të shenjtë e ruan më motrën e saj, këngëtaren Flaka Krelani.