Tirana

Tronditëse, i vrau qenin fqinjit dhe e ftoi për drekë, shikoni çfarë ndodhi më pas

13 Prill 2018, 00:19| Përditesimi: 13 Prill 2018, 00:23

  • Share

Qeni mbahet si kafsha më besnike e njeriut por jo të gjithë kanë të njëtin afeksion. Ka nga ata që jo vetëm nuk e duan, por ndihen të bezdisur nga të lehurat e qenve.

Një histori e shëmtuar raportohet të ketë ndodhur në Korenë e Jugut ku një person vrau qenin e fqinjit të tij në mënyrë brutale.

Ai e goditi me gur e më pas e mbyti. Por historia nuk mbaron me kaq. Ajo që personi bëri më pas ishte tronditëse.

Ai e gatoi qenin që vrau të racës “Corgi”, e më pas ftoi fqinjët për drekë duke u shërbyer nga mishi i kafshës së gjorë që humbën.

Ngjarja u zbulua më pas nga një tjetër fqinj i tyre. Ai raportoi rastin në polici dhe 62-vjeçari që kreu aktin e shëmtuar u ndalua. Ndërkohë, emri i tij nuk bëhet i ditur.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?