Efektivët gjermanë në vendin e ngjarjes

Bota

E rëndë në Gjermani/ 18-vjeçari nga Kosova qëllon me thikë në bark mësuesen, vritet nga policia (VIDEO)

5 Shtator, 12:55| Përditesimi: 5 Shtator, 15:45

  • Share

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në një shkollë profesionale në Gjermani ku një 18-vjeçar nga Kosova qëlloi me thikë mësuesen e tij.

Rrethanat e këtij sulmi vijojnë të jenë të paqarta për autoritetet gjermane ndërsa i riu është qëlluar për vdekje nga policia.

Referuar BILD, 18-veçari befasisht u gjet në klasë dhe në një moment iu afrua mësueses dhe e qëlloi me thikë në stomak. E plagosura ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore ndërsa ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Pas sulmit, kosovari u pa në një park disa metra larg godinës së kolegjit. Në momentin që forcat e policisë e rrethuan, ai u turr në drejtim të tyre me thikë në dorë. Në këtë moment, policia e ka qëlluar me armë për vdekje.

 

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • dori: 05/09/2025 13:59

    Kështu bëhet shtet vrau vrite....jo po kapeni gjykohe bën ca burg dhe mbahet me taksat e popullit dhe lirohet pastaj vret ndonjë tjetër....ky është realiteti shqipëtar janë mbushur burgjet me vrasës që janë trashur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?