Një infermiere u zhduk pak ditë më parë në Angli ndërsa sot u gjet trupi i pajetë i saj në një park lojërash në jug të Londrës. Mësohet se kanë qenë disa fëmijë të cilët kanë zbuluar trupin e pajetë të Petra Srncova. Policia ka mbyllur parkun, ndërsa mjekësia ligjore vijon hetimet në vendngjarje.
Sipas mediave britanike, thuhet se infermierja është larguar nga spitali i fëmijëve më 28 nëntor. Pas daljes nga spitali ajo ka tërhequr një shumë parash përpara se të përdorte autobusin që udhëtonte drejt banesës së saj, ku u pa edhe për herë të fundit.
Fillimisht, një burrë u arrestua në lidhje me ngjarjen, por u lirua sërish me kusht. Familjarët shprehen të shqetësuar njëkohësisht të tronditur nga lajmi. Një 36-vjeçare, nënë e dy fëmijëve tha për mediat se ishin fëmijët e shoqes së saj që zbuluan trupin e pajetë të infermieres në park.
"Shumë e frikshme, sikur s'jemi më të sigurt, nuk e di nëse do i çoj më fëmijët e mi në atë park, Fëmijët e një shoqes time po vraponin në këndin e lojërave kur e panë të vdekurën. Është vërtetë tronditëse."-shprehet ajo.
Një tjetër person që jetonte në zonën e parkut ku u gjet infermierja, tha se është i shqetësuar pasi një muaj më parë në atë zonë u krye një vrasje.
Një zëdhënës i Policisë tha: Jemi në vendngjarje, por situata është shumë e pashpjegueshme. Familjarët e viktimës janë informuar për ngjarjen.
Infermierja Petra Srncova