Manuel Neuer

Tronditëse nga Gjermania, Manuel Neuer: Kam kryer tre operacione kundër kancerit

2 Nëntor 2022, 21:56| Përditesimi: 2 Nëntor 2022, 21:57

  • Share

Gardiani i Bayern Munich dhe kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer ka treguar se ka bërë tre operacione pasi u diagnostikua me kancer në lëkurën e fytyrës. Gardiani 36 vjeçar ka folur për Bild, duke treguar se ka kaluar momente të vështira.

“Në rastin tim, është kanceri i lëkurës në fytyrë i cili më bëri të bëj tre operacione. Kanë qenë momente të vështira”, tha 36-vjeçari për Bild.

Problemet që Neuer ka pasur dhe tre operacionet nuk e vendosin në dyshim prezencën e tij në Botërorin e Katarit, me portierin që do jetë mes shtyllave dhe i gatshëm për stafin. Lajmin për problemet me kancerin në lëkurën e fytyrës Neuer e tregoi sot për herë të parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?