Avokati i vrarë Dragoslav Ognjanoviç

Bota

Tronditet Beogradi, vritet në atentat mafioz para shtëpisë ish-avokati i Millosheviçit

29 Korrik 2018, 11:17| Përditesimi: 29 Korrik 2018, 13:02

  • Share

Dragoslav Ognjanoviç, 57-vjeç avokat i cili mbrojti në Hagë, Slobodan Millosheviç është ekzekutuar përpara shtëpisë së tij në Beograd. Policia serbe thotë se kemi të bëjmë më një ekzekutim mafioz nga ku i biri i avokatit mbeti i plagosur.

Avokati Ognjanoviç, ishte ndër më të njohurit në Beograd pasi gjatë karrierës së tij kishte mbrojtur shumë njerëz nga bota e krimit. Një prej klientëve të tij VIP ishte edhe ish-presidenti serb, Slobodan Millosheviçin, i cili doli përpara Gjykatës së Hagës për krime lufte. 

Sipas Ministrisë së Brendshme serbe, atentati ndaj Ognjanoviç ishte i mirëorganizuar dhe ndodhi para shtëpisë së tij në lagjen Novi Beograd. 

I biri që ka parë të gjithë skenën e krimit mbeti i plagosur dhe po merr trajtimin mjekësor. Pista paraprake e kësaj vrasje është përqendruar në konfliktet mes grupeve kriminale serbe dhe atyre nga Mali i Zi për kontrollin e tregut të drogës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?