Fshati Vrapçisht i Gostivarit

Kosova & Rajoni

Tronditet familja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në vend të nënës, në arkivol gjen trupin e një burri

25 Gusht 2021, 22:26| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 22:36

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrapçisht të Gostivarit ditën e sotme. Një familje teksa do të varrosnin nënën e tyre pasi kishte humbur jetën nga Covid, në vend të trupit të saj nga morgu i Shkupit kanë marrë trupin e një burri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mengjësin e sotëm në Shkup. Fëmijët teksa shkuan në morgun e Klinikës Infektive në Shkup, punonjësit në vend të arkivolit me trupin e saj i kanë dhënë një arkivol të një burri. Familjarët kanë hapur arkivolin në shtëpi dhe kur kanë parë trupin e viktimës kanë njoftuar autoritetet, raporton TV21.

Familjarët e viktimës u rikthyen në Klinikën Infektive dhe kërkuan trupin e të afërmes së tyre. Siç bëjnë të ditur, arkivoli i nënës së tyre është gjetur në morgun e Gostivarit dhe ishte sjellë nga Klinika Infektive.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?