Billy Vigar

Sport

Tronditet futbolli anglez, ish-futbollisti i Arsenalit humbet jetën në moshën 21-vjeçare pasi u përplas me murin rrethues të fushës

26 Shtator, 13:30| Përditesimi: 26 Shtator, 13:32

  • Share

Futbolli britanik është në zi pas ndarjes nga jeta të Billy Vigar, ish-sulmues i akademisë së Arsenalit, vetëm 21 vjeç. Aksidenti ndodhi gjatë ndeshjes mes Chichester City dhe Wingate & Finchley, në ligat e ulëta të Anglisë.

Në minutën e 13-të, Vigar u përplas me një mur betoni pranë fushës, duke pësuar një dëmtim të rëndë në tru. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe transportimit me helikopter në një spital në Londër, ai ndërroi jetë të enjten në mëngjes pas një operacioni urgjent.

Familja e tij reagoi me dhimbje. “Dëmtimi rezultoi shumë i rëndë për t’u përballuar… Familja është e shkatërruar që kjo ndodhi teksa ai po luante sportin që dashuronte.”

Edhe klubi Chichester City konfirmoi lajmin dhe kërkoi respektimin e privatësisë së familjes në këto momente të vështira. Billy Vigar u rrit në akademinë e Arsenalit dhe spikati në ekipet U18 dhe U21, para se të largohej në vitin 2024 pa debutuar me skuadrën e parë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?