Celeste Pin

Sport

Tronditet futbolli Italian, ndërron jetë ish-mbrojtësi i Fiorentinës! Dyshohet për vetëvrasje

23 Korrik, 09:22| Përditesimi: 23 Korrik, 09:24

  • Share

Bota e futbollit italian është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish-mbrojtësit të njohur Celeste Pin. Legjenda e mbrojtjes së Fiorentinës u gjet i pajetë në banesën e tij në Firenze, në moshën 64-vjeçare dhe "Gazzetta dello Sport" bën me dije se dyshimet e para janë për një vetëvrasje.

Lajmi u konfirmua pas një telefonate alarmuese nga një familjar, e cila bëri që shërbimet e emergjencës dhe forcat e rendit të ndërhynin menjëherë. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Celeste Pin është një emër i njohur për ndjekësit e Serie A, pasi ai la gjurmë të thella sidomos me fanellën 'vjollcë' të Fiorentinës, për të cilën luajti mbi 200 ndeshje. Gjatë karrierës së tij, ai ishte gjithashtu pjesë e skuadrave si Perugia, Verona dhe Siena, duke u vlerësuar për profesionalizmin dhe shpirtin luftarak në fushë.

Pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Pin mbeti pranë sportit të tij të zemrës duke dhënë kontribut si drejtues në sektorët e të rinjve, ku ndihmoi në rritjen e talenteve të reja.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?