GREQI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë këtë fillim nëntori, ku një fëmijë 3-vjeçar rom ka humbur jetën pasi është plagosur në kokë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin Markopoulos, në rrugën “Agios Dimitriou”, ku fëmija ishte së bashku me nënën dhe babin e tij brenda makinës së tyre.
Një tjetër makinë me pasagjerë dhe drejtues - po ashtu romë - ka ndaluar pranë tyre duke qëlluar me armë zjarri.
Burime policore bëjnë të ditur se në vendngjarje janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.
Komento