Foto ilustruese

Kronikë

Greqi, shqiptari 45-vjeçar përdhunonte të bijën e mitur prej 5 vitesh! Arrestohet pas denoncimit nga 17-vjeçarja

7 Maj 2021, 09:06| Përditesimi: 7 Maj 2021, 11:02

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin fqinj, Greqinë, kur 45-vjeçari shqiptar është arrestuar pasi përdhunonte të bijën e mitur prej 5 vitesh.

Ka qenë vajza e mitur 17-vjeçare e shoqëruar nga nëna e saj, ajo që ka denoncuar se i ati e ka përdhunuar prej moshës 12-vjeçare.

Menjëherë sapo ajo e kallëzoi ngjarjen e rëndë, policia është shfaqur në derën e shtëpisë së familjes shqiptare për të arrestuar 45-vjeçarin.

Ndërkohë vajza e mitur i është nënshtruar kontrollit mjekësor, me qëllim hetimin dhe vërtetimin e denoncimit.

Familja me origjinë shqiptare është e përbërë prej 4 personash dhe jetonte në një fshat, Assos Korinthias. Sipas mediave të huaja, babai i familjes ishte i papunë prej shumë kohësh, ndërkohë ka qenë nëna ajo që siguronte të ardhurat për shtëpinë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?