Pagë 72 milionë euro në katër vite. Kjo është oferta që Hakan Calhanoglu ka mbi tryezë nga Al Hilali i Neymar në Arabinë Saudite. Duket se turku i Interit ka refuzuar gjithçka, me mediet në Itali që bëjnë me dije se arabët nuk do tërhiqen.
Në një intervistë të fundit për "Gazzetta dello Sport", Arrigo Sacchi tha: "Për mendimin tim, si drejtues, Hakan Calhanoglu është ndër tre më të mirët në Europë".
Tanimë skuadra që ka në përbërje emra si Neymar apo Milinkovic-Savic dhe kryeson kampionatin, kërkon mos tërhiqet nga ideja për të bindur regjisorin e Interit.
Pagë "faraonike" prej 18 milionë eurosh në vit dhe kontratë katër vjeçare për Calhanoglu, që duket se nuk është tunduar nga 72 milionët e eurove dhe ka thënë "jo".