Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një qytet të Italisë, Pavia, ku një 45-vjeçare, ka mbytur djalin e saj 1-vjeçar, Luca.
Në vendngjarje ka policia, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të bëjë asgjë për të shpëtuar jetën e 1-vjeçarit.
Pas ngjarjes, 45-vjeçarja u transportua në spital dhe më pas u shtrua në psikiatri.
Policia dhe prokuroria e Pavias janë në hetim e sipër të kësaj çështjeje.
Në momentin e tragjedisë, 45-vjeçarja kishte qenë vetëm së bashku me djalin e saj, pasi partneri i saj ishte larguar për të shkuar në punë. Rreth orës 09:00 gjyshja e djalit ka mbërritur në shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën por për fat të keq 1-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.
Gruaja ka pranuar vrasjen e djalit të saj. Ajo po mbahet në paraburgim.
Kryebashkiaku i qytezës ku ndodhi krimi i rëndë deklaroi se ishte shokuar nga ngjarja e tmerrshme.
“Jemi të habitur nga gjesti i tmerrshëm i një nëne e cila ka mbytur vogëlushin e saj. Presim të dëgjojmë më shumë nga policia e shtetit për tragjedinë që tronditi qytetin tonë mëngjesin e sotëm. I bashkohem dhimbjes së familjes së tyre”, deklaroi kryebashkiaku.