Roberto Firminho, Mohamed Salah dhe Sedio Mane

Sport

Tronditet Liverpool para sfidës me Barcelonën, ja çfarë komunikon Jurgen Kloop

6 Maj 2019, 15:33| Përditesimi: 6 Maj 2019, 15:37

  • Share

Mohamed Salah dhe Roberto Firminho, dy ‘yjet’ e ekipit të Liverpool, do të mungojnë në gjysmëfinalen e kthimit të “Champions League” që skuadra angleze do të luajë kundër Barcelonës. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim pasi ka qenë vetë trajneri i “the reds”, Jurgen Klopp, ai që e ka konfirmuar diçka të tillë në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Për Mohamed Salah kishte shpresë edhe pse egjipiani në fundjavë u largua me barelë nga fushë në ndeshjen me Neëcastle. Përveç Salah edhe Firminho nuk ka arritur ta lërë pas dëmtimin në kyçin e këmbës që e mundon prej dy javësh brazilianin.

Duke parë që ndeshja e parë në Katalonjë ka përfunduar 3-0 në favor të Barcelonës dhe mungesat e Liverpool, duket shumë e vështirë që anglezët të kalojnë në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?