Një atentat me armë zjarri ka tronditur serish Shkodrën. Të shtënat e kallashnikovit i kanë marrë jetën një të riu 25-vjeçar në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Gazetari i Report Tv Ergys Kavaja raporton nga vendi i ngjarjes se viktima ështē Emiljan Ndou 25 vjeç. Nderkohë qe policia ka vënë në pranga autorin, Mark Kodra, 47-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pranë një kalçetoje, ndërsa arma e krimit është sekuestruar nga policia.
Njoftimi i policisē:
Shkodër
Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.
Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
I lumt pushka te marrin msim te tjert se ne familje nuk preket.
PërgjigjuDukagjinas zbrit prej mali ... zoti ta nep jeten , jo ta mari.
PërgjigjuCa bahet prap ne shkoder o njerz po mos ja q.ni nanen muhabetit o people
PërgjigjuPo keto nuk jan shkodran jan dugagjinas shkurt pune malsorhanesh thojm ka lagjia jone
Përgjigju