Tronditet Parisi! Një 77 vjeçar i armatosur hap zjarr brenda ‘McDonald’s’, një i vdekur

22 Nëntor, 17:38| Përditesimi: 22 Nëntor, 17:51

  • Share

Francë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Paris, Francë.

Raportohet se një burrë 77-vjeç hyri në një dyqan McDonald’s, pranë Porte se Cligancourt dhe qëlloi me disa plumba një person rreth të 60-ve.

Si pasojë e plagëve të marra burri ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë autori është vendosur në pranga, duke mos i bërë rezistencë oficerëve të policisë, raporton LeParisien.

Deri më tani nuk ka të dhëna për shkakun e ngjarjes, ndërsa autoritetet franceze po vazhdojnë hetimet.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?