Zona ku u gjetën trupat

Bota

Tronditje në Meksikë/ Lufta e ashpër e karteleve, gjenden trupa njerëzish të copëtuar në një makinë të braktisur

13 Dhjetor 2024, 09:35| Përditesimi: 13 Dhjetor 2024, 09:37

  • Share

MEKSIKË - Të paktën pesë trupa njerëzish të copëtuar u gjetën të enjten në një automjet të braktisur në Guanajuato, shteti meksikan epiqendër e një lufte vdekjeprurëse midis karteleve rivale, thanë autoritetet.

Sipas qeverisë së këtij shteti, trupat e njerëzve të copëtuar u gjetën brenda qeseve plastike, të cilat ishin vendosur njëra mbi tjetrën, në pjesën e pasme të një automjeti të braktisur. Ata u gjetën mëngjesin e djeshëm nga oficerët e policisë në komunitetin Koupareo, që i përket komunës së Salvatiera.

Trupat vlerësohet të jenë midis pesë dhe shtatë, thanë burime pranë hetimit në vazhdim për AFP.

Pamjet e transmetuara nga mediat meksikane tregojnë një mesazh të gjetur pranë trupave që marrin përgjegjësinë për masakrën në emër të kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco (KNGX).

Kjo bandë, një nga më të fuqishmet në Meksikë, është përfshirë në një luftë të pamëshirshme për kontrollin e territorit në Guanajuato me bandën lokale Santa Rosa de Lima.

Guanajuato, një shtet relativisht i begatë, një qendër industriale pranë destinacioneve të njohura turistike, është shteti meksikan me më shumë vrasje se çdo tjetër në vitin 2023 (3746, me fjalë të tjera mbi 12% të totalit kombëtar), sipas të dhënave zyrtare.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?